Mediat Gjermane Japin Paralajmërimin ‘B.o.m.b.ë’ / Nëse Greqia zbaton zgj.erimin me 12 milje, Ja çfarë do bëjë Turqia….

Revista Gjermane Der Spiegel ka komentuar vendimin e parlamentit grek për të v.otuar pro projektligjit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për shtrirjen e ujërave territoriale të vendit në 12 milje detare në Detin Jon.

“Vendimi është në përp.uthje me të drejtën ndërkombëtare, por ai gjithashtu jep një perspektivë, të cilën Turqia e hedh poshtë kategorikisht”, thuhet në artikullin e publikuar nga mediat greke që i referohet Der Spiegel. Sipas revistës gjermane, “nëse Athina zbaton këtë zgjerim në Egje, Turqia mund ta shohë atë si një shkak për luf.të”.

“Nëse Athina zbaton këtë zgjerim në Egje, Turqia mund ta shohë atë si një shkak për luf.të. Athina mund të argumentojë se nuk po planifikon të marrë më tej ujëra territoriale. Sidoqoftë, Mitsotakis vazhdimisht theksoi se me ligjin e ri kjo mund të bëhet dhe se Greqia do të vendosë vetë kur dhe në çfarë mënyre dhe në çfarë kushtesh.

Në 1995 Parlamenti Turk vendosi që shtrirja e ujërave territoriale Greke në Egje me 12 milje do të konsiderohej një shkak për luf.të. Turqia pretendon se Egjeu do të bëhej një “det grek” de facto. Në të vërtetë, në këtë rast 71% e Egjeut do t’i përkiste ujërave territoriale Greke, nga 21% që është sot”.

Spiegel r.aporton se të dy vendet po fillojnë bisedimet për herë të parë që nga viti 2016 “në mënyrë që të kapërcejnë ndryshimet që i kanë çuar ato vazhdimisht në prag të luf.tës në të kaluarën”…