Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se anija e cila u sul.mua nga banditë detarë pranë Nigerisë gjendet në ujërat territorialë të Gabonit dhe se kanë filluar kontaktet e nevojshme me të gjitha vendet për të shpëtuar qytetarët e rrë.mbyer turq.
Duke folur në një transmetim të drejtpërdrejtë në NTV, Çavuşoğlu ndau informacionet e fundit në lidhje me anijen e mallrave me flamur liberian “Mozart” dhe ekuipazhin e saj, e cila u sul.mua në ujërat jashtë Lagosit në Nigeri.
Ai deklaroi se anija është e një pronari të huaj dhe me flamur të huaj, por ekuipazhi është siguruar nga një kompani turke. “Me fjalë të tjera, anija nuk i përket kompanisë turke. 19 pjesëtarë të ekuipazhit në të ishin turq, një prej tyre azerbajxhanas. Fatkeqësisht, vëllai ynë azerbajxhanas ndë.rroi j.etë“, tha shefi i diplomacisë turke.