Erdogan Jep Premtimin e Madh / “Deri në 2023 do të ndërtojmë 150 diga Nëntokësore për të….”

Erdogan mori pjesë në një lidhje të drejtpërdrejtë nga vila presidentiale “Vahdettin” në Stamboll në Ceremoninë e Përfundimit të Mbushjes së Argjinaturës së Digës Diyarbekir-Silvan dhe në Ceremoninë e Përurimit të Digave “Ergani”, “Başlar” dhe të Impiantit të Trajtimit të Ujit të Pijshëm Ergani.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni presidenti foli për rëndësinë e përdorimit të burimeve të disponueshme në mënyrën më efikase dhe shtoi:

“Qëllimi ynë është që me punimet që vazhdojnë të përfundojmë së ndërtuari 150 diga nëntokësore deri në vitin 2023. Ne planifikojnë të përfundojmë së ndërtuari deri në fund të vitit të ardhshëm digën Silvan dhe diga të fillojnë të mbushet me ujë.”