Çfarë pritet të ndodhë sot me bisedimet Turqi – Greqi / Nëse nuk gjendet sërish zgjidhje…..

Për pesë vite sundoi he.shtja. Këtë të hënë (25.01) Turqia dhe Greqia zhvillojnë sërish bisedime për divergjencat e tyre në Detin Egje. Ky është raundi i 61-të i bisedimeve, dhe shpresat për sukses mbeten të pakta.

Pas një viti tens.ionesh mes Greqisë dhe Turqisë, aleatët e N.A.T.O-s fillojnë bisedimet informuese në Stamboll të hënën për divergjencat e vjetra në Detin Egje. Pas pesë vitesh he.shtjeje fillon kështu raundi i 61-të i bisedimeve. Nga ky takim shpresohet një përm.irësim i atmosferës mes dy vendeve, gjë që i intereson si Athinës edhe Ankarasë. Edhe B.E, SH.B.A dhe N.A.T.O e kanë përshëndetur fillimin e bisedimeve, megjithëse bisedimet janë tërësisht jozyrtare dhe vetëm një lloj përgatitjeje për ne.gociata të vërteta. Në të njëjtën kohë ato janë një mundësi si për Athinën edhe Ankaranë të mbeten në kontakt, edhe nëse nuk shënohet ndonjë progres në drejtim të një dialogu konstruktiv.