Ministri Akar dha Mesazhin Tr.onditëse / Nga Greqia presim të respektojë të drejtat tona se përndryshe nuk dot mund t’i a dalin….

“Në bisedimet me Greqinë, ne shpresojmë që çështjet të trajtohen brenda kornizës së të drejtave, ligjit dhe barazisë dhe që të gjenden zgjidhje. Vendi ynë ka të drejta dhe interesa jetike në detin gjysmë të mbyllur të Egjeut, ku dominojnë kushte sp.ecifike gjeografike.

Dihet se cili është qëndrimi ynë për nevojën e mos-zgj.erimit në mënyrë të njëanshme të ujërave territoriale në këtë det në mënyrë që të kuf.izojë lirinë e lundrimit dhe të qasjes në dete të hapura si për vendin tonë (Turqinë), ashtu edhe për vendet e treta. Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar.
Në suazën e kësaj, ajo çfarë presim ne nga fqinjët tanë është që të respektojnë të drejtat e Turqisë në Egje dhe Mesdheun Lindor dhe të heqin dorë tashmë nga bërja e deklaratave dhe veprimeve që do të shk.aktonin ndonjë ke.qkuptim”,- tha Akar në ceremoninë e lëshimit në det të fregatës “Istanbul” (F-515), e cila është anija e 5-të që është prodhuar në Komandën e Kantierit Detar në Stamboll në kuadër të projektit MILGEM (anija kombëtare, shën. Redaksisë).

Të hënën, Turqia dhe Greqia pritet të rinisin bisedimet ek.sploruese pas një pauze katërvjeçare.

Bisedimet pritet të përqendrohen në mosma.rrëveshjet dypalëshe, duke përfshirë kufijtë detarë dhe të drejtat e shpimit në rajon.

Turqia, e cila ka vijën bregdetare më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet e Greqisë lidhur me kufijtë detar dhe Administrata Qipriote Greke, duke theksuar se pretendimet e tyre të tepërta sh.kelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe turqve qipriotë.