Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë tjetër telefonike me Furkan Yaren, kapiteni i anijes së sul.muar në det të hapur në Nigeri.
Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës bëhet e ditur se Presidenti Erdogan ndjek nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me këtë temë dhe mori informacione në lidhje me gjendjen shë.ndetësore të 3 ekuipazhit të anijes së sul.muar që ankoroi në Gabon dhe u uroi atyre përsëri të shkuara.
Erdogan bëri të ditur se janë duke vazhduar në mënyrë intensive nismat për të shpëtuar personelin e rrë.mb.yer. Nga ana tjetër edhe Ambasadorja e Turqisë në Librevil, Nilufer Erdem Kaygısız bisedoi me 3 personat e ekuipazhit të anijes turke të mallrave “Mozart”, që u rrëm.bye nga piratët e detit.
Anija e mallrave “Mozart” u sulmua të dielën nga piratët në një pikë rreth 180 milje larg qytetit Lagos të Nigerisë.
Ata morën peng 15 nga 19 anëtarë të ekuipazhit turk dhe u larguan nga anija, ndërsa gjatë sul.mit vr.anë një pjesëtar të personelit, shtetas azerbajxhanas.
Anija me tre pjesëtarët e mbetur u ankorua të dielën në Portin Gentil të Gabonit.