Albin Kurti Deklaroi se: Me Administratën Biden do të jetë shumë më ndryshe dhe do të….

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të hënën se presidenti amerikan Joe Biden e njeh mirë historinë e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor dhe për të zgjidhur pr.oblemet në rajon, kjo është shumë e rëndësishme.

Ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me qendrën “Woodrow Wilson”.

“E di që në pol.itikë, financat janë shumë të rëndësishme, por edhe historia po ashtu. Kam fr.ikë se administrata e mëparshme u dha më shumë peshë financave sesa historisë”, tha ai duke theksuar se në debatet me ish të dërguarin ame.rikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ishte e vës.htirë meqë siç tha, “ai ngutej shumë dhe ishte shumë i përqendruar në çështjet financiare”.

Ai shf.aqi besimin se me presidentin Biden dhe sekretarin e shtetit, Antony Blinken do të jetë më ndryshe.

Zoti Kurti tha se kur bëhet fjalë për dakordimin e 4 shtatorit të vitit të kaluar për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, “më pëlqen ta lexoj nga fundi”.