Kancelari Austriak i prerë me Serbinë / “Harrojeni B.E-në, nëse nuk pajtoheni me Kosovën”…

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz i ka thënë mediumit serb, ”Kurir” se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të pr.anohet në Bashkimin Evr.opian pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Kurz kujtoi se ai e kishte vizituar Beogradin dy vjet më parë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse njohja e Kosovës mund të ve.ndoset si kusht për anëtarësimin e Serbisë në B.E.

Ai vuri në dukje se të dy palët duhet të bien dakord mbi një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit do të kontribuonte në stabilitetin në rajon.