Kreu i Industrisë Presidenciale të Mbro.jtjes Ismail Demir bëri të ditur se sateliti kub “ASELSAT 3U” është dërguar me sukses në orbitën e tij me arketën e SpaceX sot. Demir postoi një mesazh në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me lëshimin e satelitit “ASELSAT 3U”.
“Sateliti ‘ASELSAT 3U’, i zhvilluar për qëllime shkencore me mundësi vendore dhe kombëtare nga kompania turke e industrisë së mbrojtjes ASELSAN dhe Universiteti Teknik i Stambollit në kuadër të bashkëpunimit universitet-industri, është dërguar me sukses në orbitën e tij me arketën e “SpaceX”, bëri të ditur Demir në postimin e tij.