LAJMI MADH / Ministri Çavusoglu Bisedon me Homologun Azerbajxhanas, Bayramov në lidhje me raportet ndaj….

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Ceyhun Bayramov.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit në lidhje me bisedën telefonike bëhet e ditur se Çavuşoglu dhe Bayramov shkë.mbyen mendime për përpjekje të koordinuara për të sjellë tr.upin e pajetë të punëtorit azerbajxhanas që ishte pjesë e ekuipazhit të anijes “Mozart”, e cila u su.lmua nga pi.ratët në det të hapur në Nigeri.

Anija e mallrave “Mozart” me flamurin e Liberisë, u sul.mua të me 23 janar nga piratët në një pikë rreth 180 milje larg qytetit Lagos të Nigerisë.

Nga anija që ishte nisur nga Lagosi për në Afrikën e Jugut, piratët morën peng 15 nga 19 anëtarë të ekuipazhit turk dhe u larguan nga anija, ndërsa gjatë su.lmit vr.anë një pjesëtar të personelit, shtetas azerbajxhanas.