Telefonata e parë, Merkel fton Biden për vizitë në Gjermani / Çfarë biseduan për Ballkanin Perëndimor….

Kancelarja Merkel dhe Presidenti Biden telefonuan për herë të parë. Radha e telefonatave të Presidentit Biden tërh.oqi vëmendjen në Gjermani.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e ka ftuar Presidentin amerikan, Joe Biden për një vizitë në Gjermani, sapo këtë ta lejojë situata e pand.emisë. Ftesën e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, pas një telefonate të hënën të kancelares gjermane me Presidentin e ri të SH.B.A.

Sipas qeverisë gjermane, Merkeli i transmetoi Presidentit Biden se Gjermania është e gatshme që për të përb.alluar detyrat ndërkombëtare të marrë përsipër përgjegjësi, së bashku me partnerët evr.opianë dhe transatlantikë. Temat të tjera të bisedës u fokusuan në poli.tikën e jashtme, kryesisht në gjendjen në Afganistan dhe në Iran, si dhe në pol.itikën tregtare dhe ndaj klimës. Merkeli përshëndeti edhe vendimin që SH.B.A do të kthehen në Marrëveshjen e Klimës së Parisit.